Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Kodin e ri Civil. Nga 61 deputetë sa kanë votuar, për ishin 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar.
Në sallë ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre s’kanë votuar fare.
Në mesin e deputetëve që nuk morën pjesë në votim janë ligjvënësit e LDK-së dhe PDK-së që ishin të pranishëm.
Kuvendarët e LDK-së që ishin prezent në parlament e që nuk votuan janë: Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Driton Selmanaj, Armend Zemaj dhe Kujtim Shala.
Kurse ata të PDK-së janë: Abelard Tahiri, Blerta Deliu-Kodra, Eliza Hoxha, Ganimete Musliu, Hajdar Beqa, Isak Shabani, Rashit Qalaj dhe Ariana Musliu-Shoshi.
Gjatë ditës kur edhe pati diskutime në lidhje me këtë kod, kryeministri Albin Kurti, deklaroi se të drejtat e njeriu janë të secilit njeri.