Disa nga deputetët e AAK-së kanë dalë kundër Projekt-Kodit Civil në seancën e sotshme.
Nga 61 deputetë sa kanë votuar, pesë nga radhët e AAK-së ishin kundër.
Bekë Berisha, Pal Lekaj, Albana Bytyqi, Time Kadriaj, Besnik Tahiri ishin në mesin e atyre që votuan kundër.
Deputetja Albana Bytyqi ka thënë se me votën kundër projektkodit civil kanë mbrojtur familjen tradicionale.
Kjo pasi në projektligjin e ri për Kodin Civil parashihej që të lejoheshin martesat e gjinisë së njëjtë.
"Nuk kalon projektligji per kodin civil në të cilin rregullohet martesa mes gjinisë së njejtë.
Me shumicë votuam në mbrojtje të Familjes Tradicionale , asaj që na garanton vazhdimësia e Kombit", shkruan ajo.