Ky është personi që kërcënoi Ardian Gjinin

Aktuale

Ky është personi që kërcënoi Ardian Gjinin

Më: 16 mars 2022 Në ora: 20:33
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, është kanosur dhe kërcënuar verbalisht mëngjesin e sotëm, nga një qytetar.

Gazeta merr vesh nga burimet e sigurta se personi që kërcënoi Gjini është Avdyl Smajli.

51 vjecari kishte provuar të hyjë me forcë në zyrën e Gjinit, duke kërcënuar verbalisht.

Ngjarja ka ndodhë në hapësirat e komunës, ku Smajli kishte shkuar që të bisedoj me kryetarin për nevojat e tij personale.

Rasti është raportuar në polici nga punonjësit e Kuvendit Komunal të Gjakovës, derisa i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit të dëshmitarëve dhe të dyshuarit, me vendim të prokurorit ky i fundit është ndaluar për 48 orë. Rastit fillimisht i janë përgjigjur njësitet patrulluese dhe ato të hetimeve nga stacioni policor Gjakovë ndërsa më vonë, për shkak se viktima në këtë rast është person zyrtar rasti është transferuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve”, njofton Policia.

Lidhur me këtë rast ishte deklaruar edhe vet kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili kishte treguar se si ndodhi e tërë ngjarja.

Sipas tij i dyshuari kishte ardhë në korridor dhe e ka ngritë zërin ndaj tij.

“Një qytetar ka ardhur në objektin e komunës dhe në korridor ka filluar të ngris zërin dhe të përdor fjalë kërcënuese. Për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin.Duhet të sqaroj për të gjithë se për çfarë do fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publik të zgjedhur ose shërbyesi civil, duhet të veproj ligji”, kishte shkruar Gjini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat