Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi sot nuk u miratua Kodi i ri Civil, ku lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.
Ahmeti përmes një shkrimi në Twitter tha se barazia nuk ka alternativë.
“Sot në leximin e parë deputetët është desht të votojnë për apo kundër Kodit Civil në parim. Detajet shtohen e hiqen në mes të leximeve. Qaq për thellësinë e diskutimeve në Kuvend.
Nga pesë libra diskutimi u shtrydh në një fjali. Edhe në atë fjali turpshëm”, shkroi ai.