Për vite të tëra, Brezovica u shndërrua në kaos nga ndërtimet. Parku Nacional u shndërrua në një hapësirë ndërtimi me dhe pa leje.
Por, fundi i vitit të kaluar ishte momenti kur iu tha STOP shkatërrimit të kësaj pasurie natyre që ka Kosova.
Ishte prokurori i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku, i cili inicioi hetimet për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve komunën e Shtërpcës.
Si pasojë e tyre, filluan aksionet.
Fillimisht, “Brezovica 1” që rezultoi me arrestimin e 10 përfshirë këtu edhe ish kryetarin e Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, që dyshohet se përfitoi rreth 1 milionë euro.
Ky operacion vazhdoi në mars të këtij vititi dhe në Brezovca 2 u arrestuan 8 me crast u bllokuan miliona euro.
Brezovica 3 vazhdoi edhe këtë të mërkurën. Edhe këtu nën pranga përfunduan 2 zyrtarë; të gjithë me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Mirëpo ky s’është rasti i vetëm i madh që prokurori Maloku e inicioi.
Ky kishte futur të sanksionuarin e ShBA-së, Milan Radojçiq, në STOP LISTË, mirëpo i njëjti kishte arritur t’iu shmangej policisë së Kosovës muaj më parë.
Rasim Maloku kishte akuzuar edhe ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku për korrupsion, ku më pas kishte marrë kërcënime serioze me vdekje.