Paralajmërimi i Bekës: Operacioni i fundit policor mund të jetë vetëm fillimi i fillimit

Aktuale

Paralajmërimi i Bekës: Operacioni i fundit policor mund të jetë vetëm fillimi i fillimit

Më: 17 mars 2022 Në ora: 00:12
Arber Beka

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Speciale, bazuar me informacionet që i kanë pranuar përmes rrugëve operative, kanë filluar një hetim përafërsisht rreth një vit më parë, ka thënë Arber Beka, nga Inspektorati policor i Kosovës.

Arber Beka, ka folur për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës.

Sipas tij operacioni i fundit policor më 14 mars mund të jetë vetëm fillimi i fillimit.

“Operacioni i fundit mundet me qenë fillimi i fillimit, kjo nënkupton që duhet bërë shumë analiza në detaje nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës si dhe nga ligjvënësit për të shikuar më në detaje faktorët”, u shpreh ai.

Ai tha se më 14 mars, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e agjencive të tjera, janë arrestuar 48 zyrtarë policorë.

“Me datën 14 mars, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me prokurorinë speciale të Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e agjencive tjera, bazuar në informacionet e siguruara paraprakisht përmes hetimeve, dhe për dyshime të bazuara për inkriminimin e zyrtarëve tashmë të arrestuar më 14 mars nga hetuesit e IPK-së janë arrestuar 48 zyrtarë policorë, në kuadër të këtij operacioni, në mesin e tyre ishin 2 togerë, që i bie dy komandantë te dy pikë kalimeve kufitare, 5 rreshterë ndërsa pjesa tjetër zyrtarë policorë, në mesin e tyre, në kuadër të hetimit kanë qenë të dyshuar edhe 2 zyrtarë doganorë, të cilët po ashtu janë arrestuar”, tha Beka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat