Ibishi: Arrestimi i 48 zyrtarëve policorë dëmton imazhin e Policisë së Kosovës

Aktuale

Ibishi: Arrestimi i 48 zyrtarëve policorë dëmton imazhin e Policisë së Kosovës

Më: 17 mars 2022 Në ora: 00:19
Nuredin Ibishi

Operacioni i fundit policor me arrestimin e 48 zyrtarëve policorë, është rast i rëndë i cili ul imazhin e Policisë, ka thënë njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Nuredin Ibishi.

Nuredin Ibishi ka folur për operacionin e fundit policor si dhe për krijimin e reformave të mirëfillta.

“Është dashur që moti të bëhet një prerje, duhet të bëhen reforma të mirëfillta, aspekti edhe i vendimit gjyqësor”, tha Ibishi.

Sipas tij, ndonjëherë edhe vendimet gjyqësore e ngatërrojnë punën, pasi që kur ushtrohen ankesa, procedurat zgjatin.

“Nganjëherë edhe vendimi gjyqësor e ngatërron punën, pasi që shpesh ndodh që vendimi për masat e sigurisë kur ajo e ushtron ankesën, ajo procedurë zgjatë,  mirëpo ai vazhdon ende të ushtrojë detyrën në atë post që nuk duhet ta ketë pa vendim të sigurisë për nivelin e caktuar të menaxhmentit” tha tutje ai.

Ai po ashtu tha se mandati shtesë në ligjin e dytë është i qëlluar, dhe kohëve të fundit shihet se po zbatohet.

“Nga praktikat e deri tashme të IPK-së që kanë reflektuar pasi që në krahasim me ligjin e parë që ka qenë atëherë, ka pasur një mandat krejt tjetër, ndërsa në ligjin e dytë merr mandat shtesë për ndjekje penale ndaj zyrtarëve policorë, mendoj që është e qëlluar dhe se po zbatohet tashmë siç po shihet në kohët e fundit me kapacitete të plota, edhe pse ajo nuk është zbatuar më herët fatkeqësisht”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat