Befason Selmanaj: Nëse nuk zbatohet kjo marrëveshje, karriera e Kurtit merr fund

Aktuale

Befason Selmanaj: Nëse nuk zbatohet kjo marrëveshje, karriera e Kurtit merr fund

Më: 17 mars 2022 Në ora: 06:30
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani se nëse qeveria nuk zbaton Marrëveshjen e Uashingtonit, atëherë karriera politike e kryeministri, Albin Kurti, do të marrë fund. 

Selmanaj ishte pjesë e delegacionit që udhëtoi për në Uashington më 4 shtator të vitit 2020, ku u nënshkrua Marrëveshja e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Mirëpo zbatimi i kësaj marrëveshje ka ecur ngadalë në disa pika. Deputeti i LDK-së thotë se nëse ajo nuk kalon do të ishte fundi i karrierës së Kurtit. 

“Nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Uashingtonit, karriera e Kurtit merr fund. Nuk them vetëm se do të rrëzohet. Por karriera e tij do të marrë fund. Kemi pasur edhe letrën e Sekretarit Blinken që kërkoi zbatimin e marrëveshjes”, thotë ai. 

Ai tutje shton se Kosova ka ecur mirë në të kaluarën pari ish-liderët mund të lexonin mirë letrat e SHBA-së. 

“Pse Kosova ka ecur mirë mes viteve 91-99. Sepse kemi pasur një klasë politike që ka ditur të lexojë mirë mesazhet e SHBA-së. Ata nuk kanë kohë të dërgojnë mesazhe cdo ditë. Një herë dërgojnë letër dhe pastaj ti e vazhdon rrugën. Nëse nuk je në rrugë të drejtë, atëherë nuk do të kalosh në marrëveshjen tjetër”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat