Xhelal Sveçla inspekton pikat kufitare në Veri

Aktuale

Xhelal Sveçla inspekton pikat kufitare në Veri

Më: 17 mars 2022 Në ora: 16:52
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla inspekton pikat kufitare në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës së sotme ka vizituar pikat kufitare më Jarinje e Bërnjak  për të parë nga afër punën e zyrtarëve policor të policisë kufitare si dhe stacionet e reja të cilat mbikëqyrin vijën e gjelbër të kufirit.

“Sot kam realizuar vizitë në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për të parë nga afër punën e zyrtarëve policor të policisë kufitare. Po ashtu vizitova stacionet e reja policore që mbikëqyrin vijën e gjelbër të kufirit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai së bashku me përgjegjësit dhe zyrtarët policor ka biseduar lidhur me ecurinë e punës, vështirësitë dhe nevojat që kanë ata.

“Me përgjegjësit por edhe gjithë zyrtarët policor prezent, biseduam lidhur me ecurinë e punës, vështirësitë dhe nevojat që kanë dhe u zotuam që me angazhimin e gjithë faktorëve relevant, vështirësitë të tejkalohen dhe nevojat të plotësohen”, ka shkruar tutje Sveçla.

Sveçla ndër të të tjera ka falënderuar të gjithë zyrtarët policorë të cilët po bëjnë një punë e palodhshme në ruajtjen e kufijve të Republikës së Kosovës.

“Gjej rastin ti falënderoj edhe një herë zyrtarët policor për punën e palodhshme, vigjilencën dhe përkushtimin në ruajtjen e kufinjve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat