Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kërkuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, që të shprehë qëndrimin e saj lidhur Kodin e ri Civil.
Presidentja Osmani ende nuk ka deklaruar për qëndrimin e saj për këtë çështje.
Faton Abdullahu ka thënë se Osmani e ka për detyrë që të krijojë kushte për të të determinuar unitetin.
“Heshtja në politikë nuk është flori, sidomos kur ajo zgjedhet si e tillë, për shkak të kalkulimeve për përfitime momentale, personale apo elektorale. Presidentja z. Osmani ka përzgjedhur të heshtë për një temë që është shumë e rëndësishme siç është ‘Kodi Civil’ apo thënë më saktë, për çështjet që tani më janë bërë kontestuese përbrenda tij”, ka shkruar Abdullahu në Facebook.
Zëdhënësi i PDK-së tha se është lehtë të kesh plot qëndrime dhe të jesh e ashpër në kërkesa e kritika, kur je në opozitë, por se ndryshon puna kur je në qeveri apo presidencë.
“Nuk duhet të jetë kështu, sidomos për një Presidente, sot e heshtur në pushtet e dje shumë aktive në opozitë. Prandaj Presidente mos hesht. Detyra e juaj nuk është vetëm ta përfaqësoni unitetin e qytetarëve, por edhe të krijoni kushte për ta determinuar këtë unitet. Heshtja e juaj Presidente, thellon dhe deformon edhe më shumë përçarjet që siç duket nuk janë në kuadër të mendimit ndryshe dhe demokracisë liberale. Presidente deklarohu për ‘Kodin Civil’”, ka shkruar Osmani.