Prindon Sadriu, i cili është bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo e fundit, termin “kriminel lufte” për presidentin rus, Vladimir Putin e përdori e para.
Sadriu shkroi se pas Osmanit, të njëjtin term për Putinin e përdoren më pas edhe presidenti i ShBA-ve, Joe Biden e sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss.
“8 mars 2022, Presidentja Vjosa Osmani: ‘Putini është kriminel lufte’
15 mars 2022, Presidenti Biden: ‘Putini është kriminel lufte’
17 mars 2022: Sekretarja e jashtme britanike Liz Truss: ‘Kemi prova shumë të forta që Putin ka kryer krime lufte’”, shkroi Sadriu.
Kujtojmë se më 8 mars, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë protestës që u mbajt në Prishtinë kundër luftës në Ukrainë, tha se janë bashkuar për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën, në krye me siç e quajti ajo, kriminelin Putin.
“Jemi bashkuar botës demokratike jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën por edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet qe po i kryen krimineli i luftës, diktatori Putin”, ishte shprehur Osmani.
Ndërsa, dy ditë më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përpara gazetarëve tha se “unë mendoj që ai është një kriminel lufte”.