Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari.
Me të, ajo diskutoi çështjen e sigurisë në vend dhe zhvillimet e fundit në Evropë pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Osmani me këtë rast shprehu mirënjohje për punën e KFOR-it dhe kontributin e tyre për paqe dhe siguri.
Ndërsa, komandanti Kajari ritheksoi përkushtimin e trupave të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe paqësor në Kosovë.