Shifra alarmante: Më shumë se gjysma e qytetarëve dëshirojnë të largohen nga Kosova

Aktuale

Shifra alarmante: Më shumë se gjysma e qytetarëve dëshirojnë të largohen nga Kosova

Më: 17 mars 2022 Në ora: 22:41
Pamje nga largimi i qytetarëve nga Kosova

Se një numër qytetarësh po dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre, tashmë është fakt i ditur.

Më shumë se gjysma e të anketuarve në hulumtimin e opinionit publik të realizuar nga PIPOS, do të largoheshin nga Kosova po të kishin mundësi.

50.5 % të 1050 respondentëve janë përgjigjur me “po”, 38.6 % kanë thënë “jo” dhe 7.9 % e të anketuarve kanë thënë se nuk e dinë se çfarë do të bënin.

Ndryshe, nga ambasadat e huaja kanë bërë të ditur se vazhdimisht mijëra kosovarë në muajt aplikojnë për viza pune.

Image
Sondazhi i publikuar

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat