Tarkan Ozdemir, është arrestuar të premten në Prishtinë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Arrestimi është realizuar nga Njësia FAST e Policisë së Kosovës, bazuar në një urdhër-arrest të INTERPOL-it, ka mësuar media nga burime brenda organeve të rendit.
I arrestuari, Tarkan Ozdemir kërkohet nga autoritetet e Moldavisë nën dyshimin për mashtrim, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se sot në rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës përmes njësisë FAST Kosova, ka arrestuar një person të dyshuar (shtetas turk) i cili ishte në kërkim nga autoritetet e Moldavisë, si i dyshuar për përfshirje në veprën penale mashtrim”, ka thënë Kelani.
Zëdhënësi policor tha se të gjitha veprimet e mëtejme të Policisë së Kosovës do të ndërmerren sipas procedurave të parapara ligjore.