Presidentja Osmani pret në takim delegacionin e Shtëpisë së Bardhë
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se ndihet krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“ Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherëood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden”.
Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike! 🇽🇰 🇺🇸