Profesor dr. Sadri Ramabaja, përmes një postimi në facebook, e ka komentuar një deklarat të deputetes Fleur Anderson.
Ramabaja në këtë postim shton se këmbanat po bien për ata që kanë vesh.
Sipas tij, Ballkani i Hapur mund të bëhet realitet vetëm duke kaluar nëpër tunelet e ferrit të zjarrit ruso-serb.
Ai kërkon nga kryeministri shqiptar Edi Rama të zgjohet, duke shtuar se për mbrojtjen e kombit duhet urgjentish një strategji unike.
Postimi i plotë:
Deputetja laburiste Fleur Anderson: “Nëse ka ndonjë këtu që mendon se Putini nuk ka qëllime në Ballkan të ngjashme si ato në Ukrainë duhet ta mendojë sërish. Nëse mendoni se paqja nuk është aq lehtë e cënueshme duke marrë në konsideratë realitete si ai shteteve të Ballkanit dhe sidomos në Republika Serpska, atëherë duhet ta mendojë sërish këtë gjë. Dhuna në Ukrainë konfirmon se Putini ka qëllime të destabilizojë me të njëjtën formë edhe rajonin e Ballkanit”
Koment: Këmbanat bien për ata që kanë vesh!
"Ballkani i hapur" duket se mund të bëhet realitet vetëm duke kaluar nëpër tunelet e ferrit të zjarrit ruso-serb.
Kryeministër Edi Rama: Zgjohu!
Na duhet urgjentisht strategjia unike e mbrojtjes së Kombit.