Kurti i kërkon kancelarit austriak liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në KE

Aktuale

Kurti i kërkon kancelarit austriak liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në KE

Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:40
Karl Nehammer dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga kancelari i Austrisë, Karl Nehammer që Bashkimi Evropian t’i rrisë fondet për Kosovën, pasi siç tha ai, Austria ka ndikim të madh në BE.

“Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimet si dhe ndër shtetet e pra që e njohu shtetin e Kosovës dhe hapi ambasadën në shtetin tonë. Sikurse për refugjatët afgan kemi ofruar ndihmën tonë edhe Ukrainës dhe kemi shprehur gatishmërinë për të pranuar dhe për të ofruar kushte punës për 20 gazetarë ukrainas”, tha Kurti.

Kurti tha se me kancelarin e ka biseduar edhe përshpejtimin e agjendës për integrim në BE

“Qeveria jonë është e orientuar drejt reformave për të pambushur të gjitha kriteret që na ofrojnë sa më shumë në Bashkimin Evropian. E sigurova kancelarin se Kosova vazhdon të mbetet partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Sikurse për refugjatët afganë, kemi ofruar ndihmën tonë edhe në rastin e Ukrainës. U jemi bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe kemi shprehur gatishmërinë për të ofruar dhe mundësuar kushte pune për 20 gazetarë ukrainas dhe gatishmëri për strehim të deri 5 mijë refugjatëve”, tha ai.

Kurti tregoi edhe për kërkesat që i pati ndaj kancelarit të Austrisë. Ai tha se i ka kërkuar, kancelarit Nehammer mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Poashtu Kurti tha se i ka kërkuar atij edhe shtyrjen përpara të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshillin Evropian.

“Me kancelarin austriak biseduam për situatën e re politike dhe nevojën për kujdes të shtuar në këtë pjesë të Evropës. Potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe përshpejtimin e agjendës së integrimit drejt anëtarësimit në BE. Nga kancelari kërkova që Austria të shtyjë përpara vendimin për liberalizimin e vizave në Këshillin Evropian të BE-së, sepse ky është një vendim i vonuar që po i dëmton jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset dhe ekonominë e Kosovës”, deklaroi ai.

Kurti tha se shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme sidomos në zhvillimin e arsimit ku qeveria e Austrisë e ka mbështetur Kosovën me projekte të ndryshme.

“Kosova duhet të përfitojmë shumë nga fondet e BE-ja dhe këtë e kërkoj nga kancelari pasi Austria si anëtare mund të na ndihmojë”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat