Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kancelarin austriak, Karl Nehammer nga i cili ka kërkuar mbështetjen për integrimin e shtetit tonë në strukturat euro-atlantike.
Osmani ka shkruar në Facebook se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e mëtejmë bilateral ndërmjet të dyja vendeve.
“Austria është mike dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës.
Me partner të fuqishëm si Austria, edhe Kosova ndihet më e fuqishme”, ka shkruar ajo.