Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një intervistë të tij ka thënë se “Duda Balje me qenë tamam myslimane s’mundet me dalë qashtu”, pasi kjo e fundit e kishte kundërshtuar Kodin e ri Civil, ku lejohet martesa ndërmjet gjinive të njëjta.
“P.sh. Duda Balje, e shet në emër të fesë, ajo me kon përnime myslimane s’e besoj që kish mujtë me dalë qeshtutne, ose t’i shkon fesë deri në fund o smundesh me zgjedh për tjerët. Psh ti me vendos për të tjerët, psh ti me vendos për një komunitet tjetër në emër të fesë, a për veti nuk të pëlqen”, ka thënë deputeti i VV-së, Dimal Basha.
E ndaj tij ka reaguar menjëherë deputetja Duda Balje.
“Thonë se shoku kulturor prej amerike te mban gjate peng ne kujtese. Une jam rritur nen vlerat e islamit tradicional në Kosovën tonë! Ti nuk beson ne Zot, dhe nuk mund te komentosh intenzitetin e kualitetin e besimit tim! P.s këtë për Zotin!”, ka shkruar në reagimin e saj Duda Balje, përcjellë “Bota sot”.