Armend Muja tregon tri arsyjet për të cilat po rriten çmimet në Kosovë

Aktuale

Armend Muja tregon tri arsyjet për të cilat po rriten çmimet në Kosovë

Më: 19 mars 2022 Në ora: 08:16
Armend Muja

Armend Muja deputet nga radhët e partisë më të madhe në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e cila drejton shtetin tash e një vit, ka komentuar situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

“Ky inflacion ka dy burime, si duket po vazhdon nga nëntori, dhjetori, janar dhe shkurt është 6 deri në 7% është për shkak te tri arsyjeve, e para është rritja e madhe e konsumit, për shkak të kompresimit të kërkesës që ka ndodhur gjatë pandemisë ndërkaq tani është kthyer në nivel, kurse e dyta është për shkak të zhvillimeve në Ukrainë, kurse e treta është për shkak të sulmeve spekulative që i bëjnë partitë politike dhe bizneset për të manipuluar ose për të fituar në kurriz tek qytetetarët. Qeveria e ka trajtuar këtë element, kërkesat e qytetarëve janë se kërkesa për konsum është me i madh se sa viti i kaluar. Çështja thelbësore është se Inflacioni vazhdon ti prek ato kategori shoqërore që janë më të ndishme”, tha Muja.

Sipas deputetit Muja, problemet aktuale janë të trashëguara nga qeveritë e kaluara.

“Dua të ju theksoj se problemet janë struktuore, produktiviteti në 10 vite nuk është rritur a në ndërkohë 30 mijë hektarë tjera që i kemi pasur janë shitur nga 52 euro ari pa kurrfar kalkulimi këtu”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat