Jubilea Kabashi, nënë e dy fëmijëve, ka njëzet vjet që udhëheq Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren.
Ajo është kërcënuar, e me raste edhe e sulmuar fizikisht.
Jubilea u ka dalë në ndihmë qindra grave viktima të dhunës në familje.
Mbrojtja dhe siguria për to janë prioritete pa alternativë, thotë Jubilea.