36 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 48 persona, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
19 Mars: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 423 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.463 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 948 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.093.
Në total numri i rasteve aktive është 656.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU
