Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte terguar i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Haradinaj madje kërkoi edhe burgosjen e Kurtit.
“Është dashur ta ketë edhe Kosova një plan. Ju jeni befasuar se u janë rritur çmimet në vendin tuaj. Jeni zgjuar një mëngjes dhe e keni gjet litrin e vajit 3,49 e pastaj për ta mbuluar atë marre je duke i ndjek do, je duke dashur me i shti në burg do. Më fal por për me hi në burg ishte dashur të hyjë kryeministri se ata që po i ndjek sot, se asnjë përgatitje paraprake nuk e ke bërë se si ta tejkalosh këtë krizë dhe është e palogjikshme qasja juaj e tillë”, deklaroi Haradinaj.
E për këtë sot ka reaguar aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.
Ai thotë se nga Albini po e ka lakmi që nuk po ngutet.
Lajçi i drejohet Kurtit që mos të hapaershet fort se mos po rrëzohet si të tjerët, por shton se, fshisa e tij nukpo ndalet duke arrestuar persona të dyshuar për krime.
Psotimi i plotë:
Albin
Fort ta kam marr lakmi për nji punë:
- Që nuk po ngutësh!
Ndëgjova se t’paska thanë dikush, ty duhet me t’shti n’burg, e ti veç paske pasë kqyrë tue përgi gaz!
Qashtu duhet!
Kam qenë jasht vilajetit, disa ditë, e s’di çka paske ba as çka paske thanë!
Veç fort tu paskan idhnua!
A mos e ke burgosë ndonji hajn, ndonji ryshfetxhijë, shit-blerës, që po ta dëshirojnë burgun?
Kam qenë “n’Davos” për do punë t’randa, se s’isha durua pa shkrua diçka!
Kurgja-kurgja, bile iu kisha thanë, se burgjet e Hagës, (ku kan qenë ata, që t’paskan urua kaq fort), janë hotele, për burgjet e Sërbisë, ku ke qenë ti.
Ndëgjova se fshisa jote s’po ndalet!
As pllugu, siduket!
Qashtu duhet. Mos u ndal!
Rrajët e kalbta duhesh me i nxjerrë, e pipat e ri me i mbjellë. Bile edhe me krasitë rrema t’thatë e kopila, se erdh pranvera, e duhet m’ua lëshua vendin sythave t’ri!
Tash jam ksajde Albin, e nëse të duhem, nuk pritoj me shkrua! Jo pse të dua, po pse s’kemi ma t’mirë!
Veç mos u haparesh fort, se rrëzohesh edhe ti, si këta, që po ta dëshirojnë hapsanën, e mandej m’duhet me t’sha!
P.S.
Harrova edhe diçka, po nejse!
Jo, prit se po t’them.
Kryetarin le ta votojnë n’Kurshumli, serbët, ose me postë, se ai ka qenë kryeqyteti i Llapjanve, kur ishte Shqipni deri n’Kastrat!