Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka shprehur ngushëllime për ushtarët amerikanë, të cilët vdiqën në një aksident ajror gjatë stërvitjes së NATO-s.
“Me pikëllim të madh mësuam se katër ushtarë amerikanë vdiqën në një aksident ajror mbrëmë, gjatë stërvitjes së NATO-s, “Cold Response” në Norvegji.
Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e ushtarëve, të afërmit dhe miqtë dhe partnerët tanë në ShBA” ka shkruar Zemaj në Twitter.
With the great sadness we have learnd that four US soldiers died in a plane crash last night, during the #NATO exercise Cold Response in 🇳🇴. My deepest condolences & sympathies go to the soldiers' families, relatives and our friends & partners in #USA. @USAmbNATO @USNATO 🇽🇰🤝🇺🇲
— Ambassador Astrit Zemaj (@AstritZemaj) March 19, 2022