Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radiotelevizionit të Kosovës(SPRTK), Fadil Hoxha, ka publikuar në profilin e tij në Facebook fakte të reja të cilat tregojnë për parregullësitë brenda mediumit Publik.
Ai ka publikuar dokumente zyrtare në të cilat shihet se si redaktori Shkumin Ahmerxhekaj i kërkon pushim një vjeçar pa pagesë drejtorit Ngadhnjim Kastrati me arsyetimin se do të punojë në një medium tjetër konkurrent të RTK-së.
Ky pushim i ishte ndërprerë Ahmetxhekajt me kërkesë të tij, brenda gjashtë muajsh. Hoxha ka treguar se ndërprerja e pushimit pa pagese nuk parashihet në asnjëren prej rregulloreve të RTK-së.
“Edhe pse pushimi pa pagesë miratohet për një periudhë njëvjeçare, ai ndërpritet pa u bërë gjashtë muaj, me kerkese te z. Ahmetxhekaj drejtuar ish drejtorit Ngadhnjim Kastrati. Megjithëse në kërkesë nuk jepet asnjë arsyetim nga z. Ahmetxhekaj, ajo miratohet nga ish drejtori Kastrati. Ndërprerja e pushimit pa pagese nuk parashihet në asnjëren prej rregulloreve të RTK-së. Bordi aktual i RTK-së është informuar me kohë për këtë veprim”, ka treguar Hoxha.
Ndryshe, Shkumbin Ahmetxhekaj është një ndër pretendentët kryesor për drejtor të RTK-së.
Postimi i plotë: