Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se komisioni vlerësues është dashur t’i pyeste kandidatët për kryeprokuror se a e përkrahin procesin e vetingut.
Sipas tij, kjo do të ishte pyetja më e drejtë.
Kjo sipas Bajqinovcit se përmes përgjigjes të së cilës do e vlerësonim edhe integritetin moral dhe profesional të kandidatit për kryeprokuror.
“Secilin nga kandidatët për kryeprokuror, komisioni vlerësues, është dashur ta pyeste se a e përkrahin procesin e vetingut…kjo do të ishte pyetja më e drejtë përmes përgjigjes të së cilës do e vlerësonim edhe integritetin moral dhe profesional të kandidatit për kryeprokuror”, shkruan ai.