Deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt i është hakuar adresa zyrtare në Facebook.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi nga profili i tij në Facebook, ku tha se që disa ditë adresa e tij zyrtare, është cak i sulmeve kibernetike.
Ai shkruan se atij i është pamundësuar qasja në adresën e tij, ku paralajmëron se sot do t’i nis procedurat policore.
Postimi i plotë:
Miq të dashur,
Ju njoftoj që ka disa ditë që adresa ime zyrtare në facebook është cak i sulmeve kibernetike nga persona të papërgjegjshëm. Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresen time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër.
Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nisi procedurat policore.
Prandaj të dashur miq dhe ndjekës në facebook, që nga e hëna e kaluar gjithqka që është postuar në faqen time nuk është e postuar nga unë. Ju kërkoj ndjesë nëse ju kanë shqetësuar.
Shpresoj ta rikthej së shpejti.