Ish shefi i protokollit dhe truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka publikuar një video të 23 viteve më parë.
Sot, 23 vite më parë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë, presidenti Ibrahim Rugova kishte kërkuar nga ndërkombëtarët për të ndërhyrë në Kosovë.
Pamjet e publikuara nga Merovci, shihet presidenti Rugova duke u deklaruar para gazetarëve dhe duke kërkuar veprimin e ndërkombëtarëve, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë në Francë.
Postimi i plotë:
Kujtesë institucionale!
Sot, 23 vite më parë më 21 mars 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë në Paris, gjatë kthimit në Prishtinë, para hyrjes në shtëpi, Presidenti RUGOVA para gazetarëve deklaron:
“Gjendja është e tmerrshme. Kërkojmë ndërhyrjen ndërkombëtare. Marrëveshja është nënshkruar tash. I’ts time to act! (është koha për të vepruar). Ju faleminderit!”.