Albin Kurti për krerët e UÇK-së në Hagë: Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri

Aktuale

Albin Kurti për krerët e UÇK-së në Hagë: Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri

Më: 21 mars 2022 Në ora: 11:22
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për mediat italiane ndër të tjera ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë. 

Kurti kur është pyetur nga La Repubblica, ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë kanë bërë luftë të fortë me Serbinë.

“Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg që luftuan për liri”.

Ai tha se ndërsa kjo ndodh, Vuçiqi, ministër i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit, bashkëpunon ngusht me Putinin.

“Është një nga paradokset europiane”, ka deklaruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat