Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria nuk po merr siç duhet masa në krizën ekonomike, teksa i bëri thirrje ekzekutivit ta rrisë pagën minimale dhe ta sjellë në kuvend, ligjin e pagave.
Ai po ashtu, tha se duhet të merren vendime të tipit të Trustit.Këtë të fundit, Tahiri tha se AAK-ja e ka mbështetur.
“Po kthehem te aspekti kryesor. Gjendja ekonomike në vend nuk mbahet mend që ka qenë më vështirë dhe më keq. Për shkak të gjendjes, konfliktit global dhe mos-veprimit të Qeverisë. Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë: rritne pagën minimale në 400 euro. Leni tryezat, sillne ligjin për pagave. Pastaj, merrni vendime të tilla, të tipit të TRUST-it që ne e kemi mbështet”, tha Tahiri.
Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë iniciativën ligjore të opozitës për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale.