Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë sot vendim për masën e sigurisë ndaj menaxherit të HIB Petrolit i arrestuar të premten.
Kjo gjykatë ka vendosur për për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.
“Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin e gjykatës
Xhaferi dyshohet për veprën penale Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe veprës penale Falsifikim i dokumenteve.
Fatbardh Xhaferi, menaxheri i kontratave në kompaninë e derivateve “Hib Petrol”, është ndaluar dje pas kontrollit të Doganës në korporatën e biznesmenëve ferizajas.