Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për personin e kërkuar T.O.
I kërkuar nga autoritetet moldave për shkak të veprës penale Mashtrimi Komercial.
E cila vepër është e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, si Mashtrimi i konsumatorëve nga neni 292.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit T.O e ka refuzuar si të pabazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 40 ditëve nga momenti i ndalimit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.