​Haxhiu takohet me delegacionin e BE-së, diskutohen reformat në drejtësi

Aktuale

​Haxhiu takohet me delegacionin e BE-së, diskutohen reformat në drejtësi

Më: 21 mars 2022 Në ora: 21:31
Foto nga takimi

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim një delegacion nga Bashkimi Evropian, i kryesuar nga Vassilis Maragos, me ç’rast diskutuan nga afër rreth reformës dhe sfidave në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu vlerësoi lart angazhimin dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në sfera të ndryshme, veçmas ato në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa, shefi i njësisë për Kosovë, Maragos shprehi gatishmërinë për mbështetje me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit dhe inkurajoi që institucionet e Kosovës të jenë të koordinuara me BE, në mënyrë që shumë nga reformat e planifikuara të Qeverisë së Kosovës të realizohen në pajtim edhe me standardet e BE-së.

Të dy palët u dakorduan për vazhdimin bashkëpunimit në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat