Maloku: Lejimi zgjedhjeve serbe në Kosovë është shkelje e Kushtetutës

Aktuale

Maloku: Lejimi zgjedhjeve serbe në Kosovë është shkelje e Kushtetutës

Më: 22 mars 2022 Në ora: 08:43
Albinot Maloku

Politologu, Albinot Maloku ka thënë që Lejimi zgjedhjeve serbe në Kosovë konsiston me shkeljen e Kushtetutës së vendit dhe rendit kushtetues.

“Lejimi i këtyre zgjedhjeve në Kosovë konsiston me shkeljen e Kushtetutës së vendit dhe rendit kushtetues. E kemi kritikuar si praktikë që ka qenë e gabueshme  prandaj në këtë rast unë konsideroj që Kosova duhet të ndihet shumë rehat që të mos pranoj këtë mbajtjen ose tentimin për të gjetur zgjidhje sikur mbledhja e votave nëpër pika të ngjashme”, ka thënë Maloku

Më tej ai ka shtuar se Kosova nuk ka nevojë të bëj asnjë lloj manovrimi, qoftë zgjedhje apo terminologji kreative për ta përshkruar këtë situatë ose këtë gjendje e cila mundet me ardhë më 3 prill.

“Zgjedhjet e 3 prillit që priten të mbahen në Serbi , Republika e Kosovës e ka një vendim të qeverisë dhe një rezolutë të Kuvendit të 15 shkurtit faktikisht kur ishin zgjedhjet për referendumin pra duhet ta respektoj atë. Pra qytetarët me dy shtetësi duhet  t’u lejoj patjetër se kjo është e lejuar dhe është praktikë që ndodhë gjithandej dhe të hapen në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë, të ketë qendër votimi pse përmes postës ose duke kaluar në territorin  Serbisë, po flas për qytetarët që i kanë dy nënshtetësi”, është shprehur Maloku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat