Ramush Haradinaj deklarohet për zgjedhjet serbe në Kosovë

Aktuale

Ramush Haradinaj deklarohet për zgjedhjet serbe në Kosovë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 12:02
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pr zgjedhjet e Serbisë të 3 prillit.

Haradinaj teksa ka shkruar në Facebook ka thënë se e drejta e votës për serbët në Kosovë është e rëndësishme, por duhet ta shmangin trajtimin e çështjeve një nga një.

“Çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme, por ne duhet të shmangim trajtimin e çështjeve një nga një”.

Sipas Hardinajt zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke e cila do t’i rregullonte këto çështje përfundimisht.

“Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t’i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë.”

Tutje ai ka thënë se tejzgjatja e marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin për paqe në Ballkan.

“Tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin tonë për paqen në Ballkan”, ka theksuar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat