Xhavit Haliti kërkon zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe

Aktuale

Xhavit Haliti kërkon zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe

Më: 22 mars 2022 Në ora: 15:37
Xhavit Haliti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka thënë se për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

E, për këtë Xhavit Haliti ka thënë se është një trikë e Kurtit, pasi që ai e di shumë mirë që Serbia nuk i bën kërkesë për këtë.

“Është një trik për mu, një trik që nuk ja vlen për ta mbajtë këtë qëndrim sepse ai e din shumë mirë se Serbia nuk i bën kërkesë të drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës për t’i lejuar zgjedhjet por Qeveria e Serbisë me Qeverinë e Kosovës normalisht komunikon qysh ka komunikua gjithmonë përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it. Këto janë mekanizma përmes të cilat ka komunikuar qeveria e Serbisë prandaj nuk e besoj që do të bëjë Qeveria e Serbisë”, është shprehur Haliti.

Por, deklaron se është mirë të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të mos rrezikohen as bisedimet e as siguria në Kosovë.

“Meqenëse ne i lejojmë qytetarët e Kosovës me shtetësi të Kosovës që jetojnë në Serbi të votojnë në Kosovë kësaj radhe për ta evituar krizën, për t’i evituar problemet e mundshme t’i gjendet një zgjidhje e cila nuk i rrezikon as bisedimet por nuk e rrezikon as sigurinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në zgjedhje për shkak se kishte probleme me ligjin, por partia e tij Lëvizja Vetëvendosja fitoi mbi 50 për qind të votave, duke ia mundësuar kështu që së bashku me votat e garantuara të deputetëve të pakicave ta formojë pa probleme qeverinë Kurti 2.

Kurti në vitin 2019 ishte zgjedhur kryeministër, por, vetëm pas 50 ditësh qeverisje, ai me një mocion mosbesimi u rrëzua nga partneri i atëhershëm qeverisës LDK-ja.

Lëvizja Vetëvendosje u rikthye në qeverisje duke e rritur numrin e deputetëve në 58 nga 29 sa kishte në zgjedhjet e vitit 2019.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat