Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra ka kërkuar sqarime nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, për reagimin në Tëitter të zëvendëssekretarit të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.
Në Komisionin për Integrime Evropiane, deputetja ka thënë se është përgënjeshtruar zëvendëskryeministri Bislimi. E ky i fundit ka mohuar se është përgënjeshtruar nga Berge.
Kodra-Deliu: A mendoni se keni rrezikuar procesin kur jeni përgënjeshtruar nga Berge
“Ka qenë një Twitter zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge ju përgënjeshtron juve, kur thotë se ju e keni marrë përkrahjen e Këshillit Evropian për t’u anëtarësuar në mekanizmat evropian. Për neve ka qenë e pa pritur një shkarje e tillë. A mendoni se e keni rrezikuar këtë proces dhe në qëndrimet e tilla humbet kredibiliteti i rolit tonë negociues si Kosovë”, pyeti ajo.
Zëvendëskryeministri Bislimi tha se është i detyruara ta përgënjeshtrojë deputeten Kodra-Deliu.
Bislimi: Më duhet t’iu përgënjeshtrojë kur thoni se Berge iu ka përgënjeshtruar
“Nuk jam zëvendëskryeministër i Tëitter-it , jam zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, unë nuk them se prej të gjitha takimeve në Strasburg, takimi i produktiv, edhe më i mirë ka qenë takimi me Berge. Më duhet t’iu përgënjeshtrojë kur thoni se Berge iu ka përgënjeshtruar, ai nuk ka përgënjeshtruar. Ai vetëm e ka korrigjuar një term. Unë nuk kam thënë që ai e ka pranuar, ai ka mirëpritë kam thënë. Është mirëpritë, është një term që zakonisht në gjuhën angleze përdoret kur unë ta tregojë një iniciativë dhe ti e sheh me dashamirësi. Ne nuk kemi thënë kemi dorëzuar aplikacionin dhe ai na dha certifikatën që u bëmë anëtar”, theksoi Bislimi.
Ai tha se ka birësuar të nesërmen me Berge, ai ka shprehur keq ardhjen për keqinterpretimin që i është dhënë në Kosovë. Sipas Bislimit kanë qenë katër personalitete që e kanë zmadhuar këtë problem, por që nuk përmendi emra. Bisilimi insiston se në sytë e Berge nuk ka kurrë farë keqkuptimi.