Takohen Visar Ymeri e Glauk Konjufca, zbulohet arsyeja

Aktuale

Takohen Visar Ymeri e Glauk Konjufca, zbulohet arsyeja

Më: 22 mars 2022 Në ora: 18:37
Visar Ymeri e Glauk Konjufca

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës. Aty përcaktohen modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvend.

Kjo ngjarje ka bërë që ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri – i cili e drejton institutin “Musine Kokalari” – të ritakohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

“Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të ofrojë qasje në të dhëna publike sipas legjislacionit në fuqi për monitorimin e politikave sociale, ndërsa Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari do të ofrojë rekomandime, asistencë dhe ekspertizë për komisionet relevante të Kuvendit që lidhen me politikat sociale”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Image
Visar Ymeri e Glauk Konjufca

Që prej largimit të Ymerit nga LVV-ja në vitin 2018, dy nga figurat më të rëndësishme të kësaj partie nuk janë parë bashkë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat