Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot është pritur në takim nga ministri i Inteligjencës Elazar Stern.
Me këtë rast, ai falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për shtetin e Izraelit për mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe gatishmërinë për mbështetje edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në takim u diskutua mbi kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale, si dhe përvojat e mbikëqyrjes së politikave që ndërlidhen me funksionimin e komponentës së inteligjencës shtetërore në mbështetje të sigurisë kombëtare.
Meja dhe Stern u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e inteligjencës në mes dy vendeve.