Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon të destabilizoj gjith vendin.
Kjo luftë ka arritur të destabilizoj mjaft shumë ekonominë e thuaja secilit vend europian, e natyrisht e ka prekur edhe Kosovën.
Rritja e çmimeve është një nga efektet negative që qytetarët kohëve të fundit është përballur.
E pjesa më e prekur në këtë mes është ajo e pensionistëve, pensionet e të cilëve mund të mos ju dalin as edhe për nevojat esenciale të tyre.
Analisti politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që me rritjen e çmimeve duhet të rriten edhe pagat pasi pensionistët nuk mund t’i përballojnë çmimet e larta.
“Natyrisht se pagat duhet të rritën në të gjithë sektorët, duke përfshirë në veçanti moshën më të ndjeshme atë të pleqërisë. Me rritjen e çmimeve edhe pagat duhet të rriten në mënyrë që të përballohen sado pak çmimet e larta. Kështu që, pagat e pleqërisë të rritën deri në 330 euro, derisa ato në sektorët tjerë të jeni mbi 800 euro”, potencoi analisti.
Në fund, ai shton që nëse këto pakënaqësi nuk trajtohen, atëherë Kosova mund të ketë pasoja të mëdha për vendin.
“Përndryshe pakënaqësitë do të rriten me qytetarët, e këto pakënaqësi do i shprehin duke ikur nga vendi. Ose të rriten çmimet ose Kosova do të zbrazet, në anën tjetër mosha e pleqërisë mund të vdesin edhe si pasojë e kushteve të rënda, në pamundësi për të siguruar edhe ilaçet”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.