Situata politike në vend po mbetët e tensionuar, kjo sepse opozita po vazhdon të jetë shumë kritike për pozitën.
E qeveria dita ditës po merr vendime të reja për vendin, përcjell “Bota sot”.
Së fundmi është miratuar edhe edhe rregullorja e re në Kuvend për deputetë, të cilët në rast se nuk qëndrojnë apo nuk marrin pjesë fare në seanca, do të sanksionohen edhe financiarisht.
E padyshim që kjo rregullore ngjalli reagime të mëdha tek deputetët e vendit.
Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj.
Ai u shpreh që kjo rregullore duhet të respektohet nga të gjith deputetët pasi janë të votuarit e qytetarëve dhe të njejtit duhet të kumtojnë opinonin e qytetarëve.
“Unë mendoj se atëherë kur është vendosur stimulimi i pagesës së rrugës, sipas ish-rregullores, është bërë mu për atë arsye, pasi shumë deputetë kanë munguar në seanca dhe kanë pasur vështirësi me kuorumin. Mendoj se deputetët duhet të sillen konform Rregullores, e cila imponon qëndrimin e detyrueshëm në Kuvend të deputetëve”, u shpreh Dreshaj për “Bota sot”.