Qeveria Kurti2 ka shënuar një vjetorin e ardhjes në pushtet.
Në këtë 1 vjetor, kjo qeveri mori kritika të shumta nga opozita.
Ndërkaq, jo të gjithë mendojnë sikurse opozita vendore.
Familja e Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të LDK-së, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Në këtë postim thuhet se Qeveria Kurti do ta ketë edhe mandatin e 3-të.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti 2 i bëri një vit ajo do t'i bëjë edhe dy e vite..
Qeveria Kurti 2 do t'i bëjë edhe 4 vite, pastaj të shohim ku po mbetet opozita e vogël në 4 vitet e ardhme.
Me një opozitarizëm si të Memlit, Lumirit dhe komandantit të Zhlebit Kurti do ta sjellë në jetë edhe qeverinë Kurti 3...
Kryeministri Kurti sa herë që ju i trajtoni çështjet në këtë forme ai ndjehet i relaksuar dhe pse jo i argëtuar..
Ju tre opozitaret e vegjël nuk e keni as idenë si ta mposhtni Albin Kurtin.
Ju duhet një qasje tjetër në rrahjen e problemeve, nëse dëshironi rezultate.
Por siç po duket e keni të pamundur të shkëputeni nga rrethi vicioz që u kanë futur ish liderët tuaj kriminal...
Albin urime Qeveria Kurti 3.