Kurti: Nuk po na mbron vetëm NATO neve, por edhe ne po e mbrojmë NATO’në

Aktuale

Kurti: Nuk po na mbron vetëm NATO neve, por edhe ne po e mbrojmë NATO’në

Më: 22 mars 2022 Në ora: 20:56
Albin Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka zgjedhur tv.publikë për të dhënë intervistën e  tij në një vjetorin e qeverisë së tij.

Në këtë intervistë Kurti ka folur edhe rreth mundësisë së Kosovës  për t’u futur në NATO , ku sipas tij Kosova bën pjesë në atë grupin që më përpara Kosova do të bëhet pjesë e BE e më pastaj në NATO.

Por nuk është e tëra kjo popull, gafa e radhës e kryeministrit qëndron tek deklarata e tij, e dhënë sot në këtë intervistë për televizionin publik, dhe pikërisht në një vjetorin e qeverisë së tij, duke theksuar;

“Nuk po na mbron vetëm NATO neve, por edhe ne po e mbrojmë NATO’në”, e tha Kurti në intervistë.

“Unë besoj që marrim pjesë në grupin  e atyre që më së pari bëhemi pjesë e Natos e më pastaj atë në BE. Besoj që do të mund t’i përmbushim kriteret për futje në NATO. Besoj që këto do ti bëjmë formalisht, por ne po tentojmë të punojmë përmbajtësisht, dhe të punojmë pa tupan. Nime NATOJA është në Kosovë nime, Natoja e mbronë Kosovën, por e Kosova e mbron rrëfimin e  suksesshëm të NATO-S. Nuk po na mbron vetëm NATOJA neve, jemi duke mbrojtur edhe ne NATO-në.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat