Kurti: Në maj do të shkoj në SHBA

Aktuale

Kurti: Në maj do të shkoj në SHBA

Më: 22 mars 2022 Në ora: 21:04
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se gjatë muajit maj do të ketë një vizitë në SHBA.

Shefi i Qeverisë ka bërë me dije se atje do të qëndrojë disa ditë, por nuk ka dhënë shumë detaje për takimet që do t’i zhvillojë.

Megjithatë, ai ka thënë se do të ketë takime me administratën e presidentit Biden.

“Në SHBA do të jem gjatë muajit maj. Do të shkoj atje, nuk e di ende se cila do të jetë agjenda. Por, e gjitha do të shpaloset me kohë. Takime sigurisht se do të kem me administratën e presidentit Biden dhe diasporën”, është shprehur Kurti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat