​Krasniqi: Pothuajse asgjë nga programi i Kurtit nuk ka nisur të implementohet

Aktuale

​Krasniqi: Pothuajse asgjë nga programi i Kurtit nuk ka nisur të implementohet

Më: 22 mars 2022 Në ora: 21:45
Memli Krasniqi

Qeveria Kurti ka zhgënjyer me menaxhimin e saj, meqë qytetarët lehtësisht mund të bëjnë kalkulimet e mënyrës së jetesës në ditët e sotme krahasuar me atë të para një viti, deklaroi sot kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha qytetarët që e kanë votuar kryeministrin Albin Kurti, kanë pasur shpresë se do të përmirësojë mirëqenien e tyre dhe jetën e tyre, por, sot, një vit pas marrjes së mandatit të tij, secila familje kosovare mund ta bëjë bilancin se a është duke jetuar më mirë sot apo para një viti.

“Sot qytetarët kanë vështirësi shumë më të mëdha sesa kishin para një viti. Sot pasiguria për mirëqenien e familjeve tona është më e madhe sesa ka qenë në dhjetë vjetët e fundit.

Sot pothuajse asgjë nga ai program i gjerë dhe detajuar i Kurtit dhe Vetëvendosjes, nuk ka filluar të implementohet”, ka thënë Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat