​Kurti tregon se kur do të realizojë vizitën në SHBA

Aktuale

​Kurti tregon se kur do të realizojë vizitën në SHBA

Më: 22 mars 2022 Në ora: 22:04
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë muajit maj do të qëndrojë për vizitë në SHBA.

Ai në RTK tha se raportet në mes të dy vendeve janë shumë të mira, por Kosova ka nevojë për më shumë investime.

“Do të shkoj besoj në muajin maj, do të zhvilloj takime me administratën Biden dhe diasporën tonë.

Tash ftesë zyrtare nuk e di si ta quajmë, unë i njoftoj ata paraprakisht, ata më mirëpresin, organizohen takimet, verifikohet agjenda, do ta dini paraprakisht”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat