Ky është parashikimi i Abdixhikut për qeverinë Kurti

Aktuale

Ky është parashikimi i Abdixhikut për qeverinë Kurti

Më: 22 mars 2022 Në ora: 22:12
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk ka plan zhvillimor dhe se pas përfundimit të mandatit nuk do të ketë asgjë për të treguar. 

Ai thotë se qeveria ka braktisur çdo kauzë të saj dhe se në vitin e saj të parë nuk u bë asgjë që vlen të përmendet. 

“Viti i parë vetëm shkoi. Tash i kanë edhe dy vite. Viti i katërt është vit zgjedhor. Qeveria nuk do të përfundojë asnjë projekt madhor në mandatin e saj”, tha ai në emisionin Pressing në T7. 

Ai shton se projekti zhvillimor është i dobët dhe se nuk do të arrihet asgjë ndryshim i madh në asnjërin sektor. 

“Financiarisht është i pamundur. Koha nuk e lejon. Më thoni, pas katër viteve si do të mbahej mend qeveria nëse nuk ka asnjë projekt madhor. Nuk ka. Edhe projekti zhvillimor lë shumë për të dëshiruar. Nuk po flas vetëm në ekonomi. Por edhe në arsim, shëndetësi e çdo fushatë tjetër”, shton i pari i LDK-së. 

“Katër kriza globale e goditën Kosovën. Për asnjërën nuk ishte i gatshëm kryeministri dhe kjo qeveri”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat