Muja: Me një qeverisje tjetër, Kosova kish ra në dy gjunjë

Aktuale

Muja: Me një qeverisje tjetër, Kosova kish ra në dy gjunjë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 00:29
Armend Muja

Deputeti i VV-së në Kuvendin e Kosovës, Armend Muja, ka bërë një përmbledhje të Qeverisë Kurti në 1 vjetorin e saj.

Sot janë bërë një vit prej që është votuar Qeveria Kurti në Kuvend dhe deputeti Muja pretendon se asnjë qeveri tjetër nuk ka pasur ndonjëherë përkrahje më të madhe.

Ai thotë se kjo përkrahje do të vazhdojë të rritet deri në fund të mandatit.

“Deri në fund të mandatit do të ketë përkrahje të njëjtë ose më të madhe”, thotë ai.  

“Pasi e di përkrahjen e zotit Kurti si Proxy për të parë orientimin politik të Kosovës, kryeministri ka përkrahje të madhe të vendit. Edhe presidentja ka një përkrahje mbi 50%, cka nuk ka ndodhur. Sondazhet merreni dhe përkrahja mund të jetë më e madhja e viteve të fundit. Edhe Kuvendi ka një kredibilitet më të madh dhe mos të harrojmë se sistemi i drejtësisë ka qenë përtokë. Legjitimiteti është më i madh. Përkrahja kurrë nuk ka qenë më e madhe. Me një qeverisje tjetër, Kosova kish me ra në dy gjunjë”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat