Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbyesit Civilë (KPMShCK) e ka shfuqizuar një vendim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për shkarkimin e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Arif Beqa.
Ky i fundit ka thënë se e mirëpret këtë gjë, sipas tij, kjo është një fitore e drejtësisë.
“Kur e kemi pranuar vendimin e parë i kemi ngritur shqetësime tona, se ai vendim ishte pa bazë juridike dhe i pavërtetuar nga organi shqyrtues”.
“Ne e pritëm mirë vendimin e ri, drejtësia shkoi në vendin e duhur, tani duhet të kthehemi në vendin e punës ashtu siç e kërkon rendi, kjo ishte një fitore e drejtësisë”, ka thënë Beqa.
Ai ka theksuar se punës nuk do t’i kthehet menjëherë pasi i ka ardhur edhe një vendim tjetër, sipas tij, aty bëhet fjalë për afatin e skadimit të kontratës së punës.