Miratohet vendimi për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas

Aktuale

Miratohet vendimi për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:29
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të u ofroj mbrojtje dhe kushte për punë dhe mbrojtje 20 gazetarëve dhe familjarëve të tyre të ngushtë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla u shpreh se kjo është obligim moral që Kosova ka ndaj këtyre personave që janë të rrezikuar.

Ai tha se me këtë vendim u ofrohet mbrojtje e plotë institucionale.

“Propozoj propozim-vendimin për mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për 20 gazetarë ukrainas dhe familjeve të tyre. Ky propozim-vendim u hap rrugë 20 gazetarëve për të qëndruar përkohësisht në Kosovë dhe për të ushtruar profesionin e tyre”, tha ministri Sveçla.

Kabineti qeveritar e miratoi këtë propozim-vendim me shumicë të votave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat